AKTUALITET, 22 Janar 2026, 21:46

“Berisha ishte vetëm dëshmitar”, Zogaj përplaset me Dervishin se kush dha urdhër për vrasjet më 21 janar: Ore, je në terezi ti? Janë vrarë njerëz

“Berisha ishte vetëm dëshmitar”, Zogaj përplaset me

Gazetari Ferdinand Dervishi dhe analisti Preç Zogaj, u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për rolin që kishte Berisha si kryeministër dhe garda e Republikës për vrasjet që u bënë 15 vite më parë në protestën e 21 janarit 2011. Ndërsa Dervishi tha se  Garda kishte rolin kryesor, Zogaj u shpreh se ka qenë kryeministri që ka përcjellë urdhra.  

Biseda

Dervishi: Vërtet mund të ketë patur urdhra gojorë. Garda e Republikës në atë situatë është Zoti, nuk është Berisha. Garda po të kishte bërë detyrën e saj s’pyeste asnjë, e ka të shkruar. Urdhërat i jep politika. Fatos Nanon e morën gardistët në 14 shtator 1998 dhe e hoqën prej aty zvarrë. Vrasjet aty kanë fytyrën e Berishës, por nuk shkon atje.

Zogaj: Po e relativizon. Në atë skemë kryeministri është ai që e ka përcjellë.

Dervishi: Berisha është vetëm dëshmitar.

Rakipi: Po serverat Garda i prishi?

Dervishi: Nuk është prishur vetëm serveri. Doktori mori ashklën dhe e futi te vrima e plumbit. Jënë bërë me mijëra manipulime.

Zogaj: Këtu thuhen shumë gjëra. Ajo është parë, filmuar. Nëse do të kishte ndodhur një incident, një vrasje kur ka patur përleshje mes demonstruesve dhe policëve, ka përligjje, justifikim. Garda ka qëlluar mbi njerëzit që kanë qenë në fund të bulevardit, që po iknin. Pse u përmend rregullorja?

Dervishi: Garda është Zot, Berisha është kot atje.

Zogaj: Cila jetë u rrezikua? Je në terezi ti? Janë vrarë njerëz në bulevard.