TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka drejtuar një apel qytetarëve që të dalin në protestën e së premtes, dhe të firmosin fitoren e merituar.
“Fitorja e të premtes është fati ynë në duart tona. Është fati i Tiranës në duart tona. Është fati i Shqipërisë në duart tona. Erion, 48 orë ke. Dorëhiqu dhe mos guxo të kërkosh azil politik në ambasada se nga Shqipëria nuk do dalësh kurrë. Mos guxo!”, tha Berisha
Pjesë nga fjala e Berishës
Edhe njëherë ju bëj thirrje, të premten, fitoren në duart tona.
Fitorja e të premtes është fati ynë në duart tona.
Është fati i Tiranës në duart tona.
Është fati i Shqipërisë në duart tona.
Erion, 48 orë ke.
Dorëhiqu dhe mos guxo të kërkosh azil politik në ambasada se nga Shqipëria nuk do dalësh kurrë.
Mos guxo!
Ndaj dhe jep dorëheqjen se je unik në botë o faqezi me modelin 100 për qind të vjedhjeve.
Po ku do shkosh ti, mor? Po nuk të fal kurrë opozita ty, mor!
Edhe njëherë, thirrja ime për të gjithë qytetarët e Tiranës, thirrja ime për të gjithë demokratët, thirrja ime për të gjithë të rejat, të rinjtë, thirrja ime për të gjithë opozitarët, thirrja ime për shoqërinë civile dhe çdo njeri që e ndjen se vjedhjet 100 për qind të fondeve janë poshtërimi total i qytetarit, të mblidhemi të premten, të firmosim fitoren.