AKTUALITET, 12 Shkurt 2026, 13:17

Berisha: Çdo natë nga kryeministria dalin kamionë, po zhdukin gjurmët e krimeve. Ja pse s'po publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi për pezullimin nga detyra të Ballukut

Berisha: Çdo natë nga kryeministria dalin kamionë, po zhdukin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga kryeministria natën janë parë kamionë, që sipas tij transportojnë dokumente që fshehin gjurmët e krimeve, që siç shprehet ai ka kryer Belinda Balluku.

Jashtë parlamentit, Sali Berisha tha se në Fletoren Zyrtare nuk po publikohet vendimi i  pezullimit nga detyra, pasi nuk i interesin Edi Ramës.

Ai akuzoi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese si militante të Partisë Socialiste, por paralajmëroi se do të përfundojë tek ata që nuk zbatojnë ligjin.

“Nëse vendimi i parë  që i interesonte Edi Ramës u publikua brenda dy orëve, vendimi tjetër mbahet në sirtar dhe nuk publikohet nga kryetarja që është militante e PS në mënyrë që Lubia të ketë kohë për të shkatërruar dokumentet bashkë me Ramën.

Kamionët çdo natë dalin nga kryeministria për të zhdukur gjurmët e krimeve. E vonon kryetarja e Gjykatës, një militante e PS, por edhe ajo do përfundojë aty ku e kanë vendin ata që nuk zbatojnë Kushtetutën”, tha Sali Berisha jashte Parlamentit.