TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit, mes të cilëve është dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, iu drejtuan policisë së Tiranës, por u përballën me gardhe metalike të vendosura aty nga efektivët, për t’iu paraprirë çdo situate.
Ndërkohë, turma e protestuesve ndiqet nga një autobot me ujë, dhe disa efektivë policie. Ndërkohë që protestuesit iu drejtuan ish-Bllokut. Ata mbanin ndezur flakadanë, ndërsa më pas hodhën një molotov drejt një stacioni urbani, ndërsa iu shmangën vilën 31.
Mes thirrjeve ‘Rama ik!’ protestuesit vijuan marshimin e tyre përgjatë Sheshit Willson dhe në zona të tjera të ish-Bllokut.
Gjatë marshimit drejt ish-bllokut janë hedhur flakadanë dhe molotovë, ndërsa janë dëmtuar dhe xhama të bizneseve buzë rrugës.
Ndërkohë, janë marrë të gjitha masat që protestuesit të mos i afrohen ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, të cilën e sulmuan në protestën e 20 shkurtit.