TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar një ditë para protestës para parlamentit ka akuzuar kryeministrin Rama, ndërsa thotë se ai është korruptori i McGonigal dhe si i tillë nuk ka më vend si kryeministër i Shqipërisë.
Berisha: Tani ka vendosur që të hyjë në parlament. Kjo përben një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomazhorancës së tij. Parlamenti është kthyer absolutisht në kohën e diktaturës staliniste.
Vetëm në diktaturë një deputet bëhej përgjegjës për ato që fliste dhe kjo po ndodh sot në këtë parlament. Ne nuk kemi bërë gjë tjetër vetëm kemi mbrojtur interesat e qytetarëve tanë në parlament.
Në rast se në parlamentet e botës deputetit mund të mbajë foltoren jo 6 por 16, 26 dhe 40 orë pa ndërprerje, kjo njihet e drejtë e tij, këtu Linda e Parlamentit që e ka shndërruar në një klub ka vetëm një fjalë “mos fol mos fol” dhe “mjaft mjaft”, parlamenti është bërë i padurueshëm për qytetarët.
Qytetarët kanë një neveri të jashtëzakonshme, por prapë ne do të qëndrojmë në parlament dhe do të qëndrojmë me vendosmërinë më të madhe. Ortaku, korruptori i McGonigal nuk mund të ketë vend më si kryeministër i Shqipërisë.
Sali Berisha kërkoi që të ngrihet sa më parë Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin Rama – McGonigal, pasi siç tha ai veprimtaria e grupit kriminal McGonigal në Shqipëri ka qenë një veprimtari intensive, shumëplanëshe
Berisha: Ngritja e komisionit Hetimor Parlamentar nga opozita dhe parlamenti është jetik sepse veprimtaria e grupit McGonigal në Shqipëri ka qenë një veprimtaria intensive, shumëplanëshe, e ngërthyer me qeveritarë me zyrtarë, me gjykatës, prokurorë me gjithçka në funksion të pushtetit të Edi Ramës.
Ndaj dhe natyrisht kundër sigurisë së SHBA. Se çdo akt i korruptimit të tij ka kërcënuar sigurinë e SHBA.