TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se “cilido që mendon se Edi Rama, porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet vetëm me revolucion.”
Në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se Shqipëria është vendi i qytetarëve, që vidhen në mënyrën më monstruoze.
Ai theksoi se 4.5 milionë euro po ndërtohet autostrada Kakavijë-Janinë, 22 milionë euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë, duke pyetur nëse munden shqiptarët të pranojnë një gjë të tillë?
Berisha: E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar rreth situatës aktuale, politike dhe elektorale në vend. McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e mediave botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet.
Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluzion, gënjen veten. Kjo është e vërteta.