AKTUALITET, 6 Dhjetor 2024, 15:28

Bëri deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti? Deputeti i PD: Kam burime të ligjshme!

Bëri deklarim të rremë për përfitimin e një

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen e deputetit të PD-së Asllan Dogjani, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë.

Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti. Në lidhje me këtë hetim ndaj tij, deputeti i PD Asllan Dogjani tha se ai ka burime të ligjshme. Sipas tij, apartamentin e ka deklaruar në ILDKP. Gjithashtu, Dogjani tha se sot nuk ka dalë në protestën e PL para SPAK, edhe pse mbështet ata.

"Nuk isha në protestën e PL para SPAK, edhe pse jam pro tyre, pasi janë shenjë e mirë për një shtet diktatorial që po instalohet në vendin tonë.  Po të shohësh veprimet për arrestimin ndaj Ilir Metës, na tregon që kemi një SPAK i cili është larg të qenit një sistem drejtësie i pavarur. Drejtësia t’ju shërbejë qytetarëve. Unë kam deklaruar banesën në ILDKP. Unë kam burime të ligjshme të ardhurash për apartamentin tim. Rama komandon SPAK." tha ai.