AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 14:15

Bënte thirrje për veprime terrοriste në rrjetet sociale, SPAK kërkon tre vite burg për Ibrahim Lekicën

Bënte thirrje për veprime terrοriste në rrjetet sociale,

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar tre vite burg për Ibrahim Lekicën i njohur edhe me emrin Ibrahim el Salih.

Në datën 13 shkurt pritet të mbahet seanca gjyqësore. Ai akuzohet për veprën penale të “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, pasi bënte thirrje terroriste në rrjete sociale.

Sipas SPAK, postimet e të akuzuarit në rrjetin social “Facebook” përmbanin elementë të deformimit të koncepteve fetare. Po ashtu aty kishte materiale të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.

Ai bënte thirrje që ndjekësit e tij të përkrahnin “xhihadin”, shtetin Islamik të Irakut.

Po ashtu ai thoshte që duhen mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, si dhe kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.