TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti Belind Këlliçi sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se si u vendos në mënyrë të jashtëligjshme tarifa për pagimin e dherave dhe intertet në landfillin e Sharrës, pas një marrëveshjeje mes drejtorëve dhe drejtuesit të kompanisë koncesionare të inceneratorit. Sipas tij, kjo aferë shkon deri në 60 milionë euro që u janë marrë padrejtësisht bizneseve dhe qytetarëve të Tiranës.
“Kontrata për depozitimin e mbetjeve në Sharrë u vendos me pëlqimin e Veliajt, pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Aty flitet vetëm për përpunimin dhe jo depozitimin e dherave. Është vendosur tarifa 29 euro/ton për mbetjet dhe nuk është parashikuar te të ardhurat që merr bashkia nga depozitimi i dherave. Në 15 tetor 2018 drejtorët e kompanisë “5D” dhe një zyrtar i dënuar evazion firmosën një kontratë ku u vendosën në shërbim të inceneratorit në landfillin e Sharrës.
Për një nga kompanitë e ndërtimit, nën sekuestro aktualisht, prej 19 tetor ka 2 milionë euro dhera inceneratori që nuk janë të përfshira në kontratë. Nëse do të ishin të përfshira ne do të paguanim 18 euro për ton mbetje.
Në 2018 hyri një marrëveshje e drejtorëve të Tiranës ku detyrohen të gjithë kompanitë që të derdhin dherat në incenerator dhe nuk janë të përfshira këto 60 milionë euro dhera në çmim.
Këtu flitet për marrëdhënie me klering. Flitet për apartament 58 mijë euro. SPAK nuk po heton dhe nuk po sekuestron asetet që janë apartamente. Vetëm këto 7 apartamente të kompanisë së Klodian Zotos kanë vlerë 2 milionë euro që mund t’i ishin kthyer shtetit”-tha Këlliçi.