TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj po vijon takimet në kuadër të caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në 2025-ën.
Begaj kishte planifikuar që sot të takohej me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Megjithatë, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka refuzuar kërkesën duke u shprehur se nuk do të jenë të pranishëm në takim.
Bardhi e ka arsyetuar një vendim të tillë me faktin që PS tashmë e ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe se gjithçka po bëhet “si farsë”.
“Begaj thjeshtë do të zbatojë kërkesën që Balla dhe Rama i ka parashtruar ndaj nuk do të jemi pjesë e takimit”, u shpreh ai sipas Stafës.