TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryetarja e LSI dhe ish deputete, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku nuk i kurseu as batutat.
Ajo falënderoi mediat për atë që e cilësoi si “kalvar intervistash”, teksa shtoi se “sido që të shkojë puna do të shihemi një herë në muaj”.
“Ja të shohim ca vendimi do na japë gjyqtarja sot”, tha Kryemadhi, e cila mes batutave pyeti operatorët dhe gazetarët nëse e panë filmin e saj apo jo.
Në fund ajo tha se “sido që të jetë puna do të shiheni njëherë në muaj”, ndërsa thekso se “sapo ishte zgjuar nga gjumi”.
Kujtojmë që sot do të merret vendimi për kalim ose jo të dosjes se Ilir Metës për gjykim.
Edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha se sot gjykata do ti kthehet ligjshmërisë, duke theksuar se do të ketë një vendimmarrje.
“Sot gjykata do t’i kthehet ligjshmërisë në më fund. Basti vijon, kështu që sot ka vendimmarrje”, tha avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.