AKTUALITET, 26 Prill 2024, 12:15

"Bashkia është kthyer në një burg të lidhur me zinxhirë", Tedi Blushi: Policia e Taulant Ballës nuk na lejon të futemi brenda

"Bashkia është kthyer në një burg të lidhur me

Këshilltari i Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillohet tha se bashkia është kthyer në një burg të lidhur me zinxhirë dhe të mbrojtur me policë. 

Blushi i bëri thirrje edhe këshilltarëve të tjerë që të bëhen bashkë dhe të futen në bashki, pasi sipas tij policia po i pengon të kryejnë detyrën e dhënë nga populli. 

Tedi Blushi: "Koha e fjalëve ka mbaruar. Ky institucion nuk është më bashkia e Tiranës, por një burg i lidhur me zinxhirë dhe i ruajtur me policë. Në xhepat tuaj Erion Veliaj ka futur duart.

Edhe juve policë, Erion Veliaj ju ka vjedhur. Unë kam një ftesë për kolegët e mi të Këshillit Bashkiak. Nuk mund të pranojmë të qëndrojmë këtu. Është e papranueshme që policia e Taulant Ballës dhe Edi Ramës po na pengon të ushtrojmë detyrën tonë.

Ne këshilltarët prej katër muajsh presim përgjigje për transparencën për bashkinë e Tiranë. Nuk ka regjim të kalbur që ndalon këshilltarët e popullit të kërkojnë transparencë."