TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër Kuvendi i dha dritën jeshile aministisë penale, nga e cila 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia do të pushohen menjëherë dhe 232 dosje të protestuesve të opozitës.
Votimi u duartrokit si nga deputetët e PS-se ashtu dhe të Rithemelimit të pranishëm në sallë të cilët bashkuan votat, ndërsa deputetët e grupit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha u larguan sapo amendamentet e tyre u rrëzuan, përveç Ori Nebiajt dhe Eralda Tases që votuan pro.
"Keni rënë dakord të votoni aministinë si pazari j'ua ka diktuar" tha deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj para se amendamentet e propozuara prej tyre të hidheshin në votim e të rrëzoheshin, teksa u miratuan amendamentet e propozuara nga Gazment Bardhi.
Agron Shehaj ishte kundër, ndërsa Ermonela Felaj abstenoi.
Votimi në Kuvend
Të pranishëm 118 deputetë prezentë
Miratohet Pr/ligji për amnistinë penale
110 vota pro 1 abstenim, 1 kundër
Agron Shehaj kundër
Ermonela Felaj (PS) abstenoi
Dy deputetët e Bashës: Ori Nebiaj dhe Eralda Tase votuan pro
Kalon Amendamenti i pare i Gazment Bardhit për ndryshimin e datës për të përfituar nga aministia deri në 31 mars 2024
-113 vota pro, zero abstenim, 1 kundër
Amendamenti i deputetit Gazment Bardhi “Për disa shtesa dhe ndryshme në nenin 3”
111 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër
Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj “Në nenin 3, pika 1, shtohet shkronja ë”
8 pro, 2 abstenim, 72 kundër
Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj “Në nenin 4, pika 1 , shtohet shkronja k”
5 vota pro, 0 abstenim, 71 kundër
Amendamenti i deputetit Gazment Bardhi “Për disa shtesa dhe ndryshime në nenin 5”
110 vota pro, 2 abstenim, 1 kundër
Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj “Në nenin 5, pika 2, shtohet shkronja c”
4 vota pro, 0 abstenim, 73 kundër
Amendamenti i deputetit Gazment Bardhi “Për disa shtesa dhe ndryshime në nenin 6”
107 vota pro, 2 abstenim, 2 kundër
Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj “Në nenin 6 ndryshohet pika 3”
4 vota pro, 2 abstenim, 71 kundër
Amendamenti i deputetit Enkelejd Alibeaj ‘Pas nenit 6 shtohet neni 6/1”
4 vota pro, 2 abstenim, 72 kundër
Miratohet Pr/ligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për arkivat’
71 vota pro, 3 abstenim, 41 kundër
-Miratohet ‘Pr/ligji për koncesionet e partneritetin publik privat’
70 vota pro, 6 abstenim, 44 kundër
-Miratohet Pr/ligji për burimet ujore
71 pro, 41 kundër, 5 abstenim
-Miratohet Pr/ligji për turizmin i ndryshuar
71 vota pro, 47 kundër, asnjë abstenim
-Pr/ligji për mbrojtjen e konkurrencës
3 pro, 2 abstenim, 112 kundër