AKTUALITET, 24 Prill 2024, 22:36

Basha tallet me turin e Ramës në Evropë: Krenarë, pa lista të hapura dhe pa votën e diasporës

Basha tallet me turin e Ramës në Evropë: Krenarë, pa lista

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ironizuar turin e njoftuar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se do të takohet me diasporën në Europë.

Basha ka publikuar një foto ku ka edituar në gishtat e duarve të gjithë zyrtarët e PS-së të cilët janë arrestuar, dënuar apo kanë një çështje të hapur me drejtësinë. Në gishtat e mëdhenj të duarve ka vënë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Vleiaj.

“Krenarë, pa disporën dhe pa listët e hapura”, thuhet në mbishkrim.

Edi Rama foli sot për turin e takimeve që do të nisë në Diasporë duke filluar nga Athina.

“Turi është për rienergjizuar diasporën për Shqipërinë 2030. Ne jemi për votën e emigrantëve por duam që të sigurohen aspektet teknike. Kush përpiqet që të na i hedhë emigrantët në kurriz apo të krijojë idenë që ne u shmangemi se ata janë mendimi i vërtetë do ta marrin përgjigjen nga vetë ata. Sa i përket kongresit ne kemi në emigracion njerëz që janë anëtarë të PS, por ky tur është për të gjithë”, shtoi Rama.