AKTUALITET, 18 Prill 2024, 17:30

Basha pret kryesuesen në detyrë të OSBE: SPAK kompetenca për t’i dhënë fund korrupsionit

Basha pret kryesuesen në detyrë të OSBE: SPAK kompetenca

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehu shqetësimin për korrupsionin e përhapur ngado i cili  ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në emigrimin masiv të qytetarëve.

“Sot institucioni i vetëm që ka kompetenca për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë. Prandaj, Partia Demokratike  është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë”, ka theksuar ai.

Sa i përket reformës zgjedhore, Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës.

“Detyra e politikës, –  tha Basha,  “është t'u japim mundësi qytetarëve të votojnë të lire dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan ti përfaqësojnë ne Parlament“.