AKTUALITET, 17 Shkurt 2024, 11:51

Basha nuk iu bashkua ftesës, Meta për marrëveshja e krijimit të Federatës së Opozitës: Nuk e kam parë kush e ka firmosur

Basha nuk iu bashkua ftesës, Meta për marrëveshja e krijimit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar refuzimin e ftesës nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha për t’iu bashkuar marrëveshjes së krijimit të Federatës së Opozitës.

Meta, në një konferencë për mediat, u shpreh se nuk e ka parë kush e ka firmosur dokumentin.

“Më është propozuar dokumenti nga ana e PD-së, është shumë parimor dhe në përputhje me qëllimet e Partisë së Lirisë.

Nuk kam parë se kush e ka firmosur dokumentin, por kam firmosur siç do të bëja për gjithçka që do të kthente vendin në shinat kushtetuese dhe për të pasur një demokraci funksionale”, tha Meta.

Marrëveshja

Marrëveshja parashikon institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e çmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë.

Opozita e bashkuar rikonfirmon vendosmërinë për t’u përballur, siç thotë ajo “me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike”.

Federata e Opozitës së Bashkuar ka shpallur edhe prioritetet që janë, “garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplotë dhe për adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë funksionale”.