AKTUALITET, 2 Maj 2024, 10:41

Basha: Amnistia është pazar i ndyrë për të liruar zyrtarët e korruptuar! Kemi kërkuar interpelancë urgjente me Ulsi Manjën

Basha: Amnistia është pazar i ndyrë për të liruar

Në një prononcim për gazetarët para Kuvendit, kryetari i PD-së Lulzim Basha, është shprehur se amnistia ishte një plan i mirëfilltë për lirimin e zyrtarëve të korruptuar që janë dënuar nga GJKKO.

Basha tha se për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, ka kërkuar interpelancë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

“Çështje tjetër që desha të trajtoj është puna e amnistisë. Është e qartë që ajo që ngritën si shqetësim është plan i mirëfilltë. Pse nëse në rastin e projektligjit të parë u konsultua SPAK dhe në rastin e dytë jo.

Përgjigja është e qartë, Ulsi Manja dhe PS kanë patur vetëm një interes, kanë mbajtur më shumë se tre muaj të dënuarit për të liruar mbi 1oo të dënuar për korrupsion. Nuk do të ishte e mundur pa bashkimin e votave, ndaj kemi dorëzuar dje një kërkesë urgjente me Ulsi Manjën.

PD dhe deputetët e PD dhe çdokush i dalë nga votat e PD nuk mund të përfshihen në këtë Pazar të ndyrë që kishte për qëllim lirimin e zyrtarëve të korruptuar dhe të dënuar nga SPAK”, tha Basha.