TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pashkës.
Bardhi ka uruar me shprehjen e Fishtës, “vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”.
Postimi i Gazment Bardhit:
I uroj nga zemra për shumë vjet Pashkët, motrave dhe vëllezërve tanë katolikë. Mirësi dhe begati sjelltë kjo ditë e veçantë, e triumfit të së mirës ndaj të keqes.
Është dita të kujtojmë edhe At Gjergj Fishtës, ‘vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë po Shqipninë e kemi bashkë’. Gëzuar!