TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”.
Lajmin e ka bërë të ditur sot vetë deputeti demokrat, me një postim në Facebook, teksa përforcon bindjen se SHBA mbetet aleat i përjetshëm i Shqipërisë.
Postimi i Gazment Bardhit në Facebook:
“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.
Pjesëmarrja e Presidentit Donal Tramp dhe fjala e tij, më shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.