TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se çështjen e Avokatit të Popullit do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Për gazetarët, Bardhi deklaroi Endri Shabani provokoi opozitën duke thënë se “puthi me duar dhe këmbë opozitën”, ndërsa e quajti atë si një karagjoz.
“Grupi i këshilltarëve të PD ka marrë udhëzime dhe është duke përgatitur kërkesën dhe do të depozitohet në GJK. Ju e patë, ne nga sot nuk kemi një avokat populli, por një karagjoz që puth me duar e këmbë deputetet duke provokuar opozitën e vendit. Por Rama është krye karagjozi”, tha Gazment Bardhi.
Endrit Shabani u betua si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit dhe tensionet në seancën e sotme parlamentare (18 dhjetor).
Avokati i ri i Popullit përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.