AKTUALITET, 19 Janar 2026, 18:06

Bardhi: Sa kohë Kuvendi të jetë bunker i të korruptuarve nuk do lejojmë funksionimin normal të seancave

Bardhi: Sa kohë Kuvendi të jetë bunker i të korruptuarve nuk

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi foli për mediat në përfundim të seancës plenare të ditës së sotme, që ishte e para për këtë vit.

Bardhi theksoi se PD nuk do lejojë funksionimin normal të seancave për sa kohë Kuvendi nuk lejon drejtësinë sipas tij të vendosë pas hekurave zv.kryeministren Belinda Balluku.

Prania e saj në seancë për Bardhin, ishte një provokim ndaj qytetarëve shqiptarëve.

"Dua në emër të grupit të PD të dënoj sjelljen e kreut të Kuvendi që ka zyrtarizuar bunkerizimin e Kuvendit dhe të dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama që në vend që Belinda Balluku të ishte në burg vjen dhe ulet sikur nuk ka ndodhur gjë në pozicionin e nr 2.

Kuvendi Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të qytetarëve, e barazisë para ligjit. Sa kohë mazhoranca e ka bërë bunkrr të korruptuarve deputetë e opozitës nuk mund të pranojnë funksionimin normal të Kuvendit. I bëjmë thirrje të mos vonojë mbledhjen e Këshillit të mandateve dhe të mos pengojë dhe më shumë që ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres.", tha ai.