AKTUALITET, 21 Shkurt 2024, 14:25

“Aksioni i opozitës do të vazhdojë”- Bardhi komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen me Italinë për emigrantët: Akt i tradhtisë kombëtare

“Aksioni i opozitës do të vazhdojë”- Bardhi komenton

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi, në një komunikim për mediat është shprehur se aksioni opozitar do të vijojë.

“Dua të ri konfirmoj vendimin e sotëm për të vijuar aksionin në parlament deri në përmbushjen e kërkesave legjitime. Ngritjen e komisioneve dhe për të çuar përpara reformën zgjedhore me një komision që legjitimon opozitën”, tha Bardhi.

Ai gjithashtu foli dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

“Dua të bëj një koment vendimit të GJK lidhur m marrëveshjen për emigrantët. Duke shprehur keqardhjen e thellë që GJK nuk u ngrit në interesin publik, dua ta konsideroj si një akt të tradhtisë kombëtare. Çështja rrezikon sigurinë publike dhe e përfshin Shqipërinë në hartën e cenimit të të drejtave të njeriut, vendimi ishte një goditje në raport me respektin dhe garancitë që ky institucion duhet të japë”, tha Bardhi.