TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec kanë protestuar duke ngritur disa shqetësime në lidhje me standardin e punimeve që po kryhen për asfaltimin e rrugëve të brendshme të fshatit.
Sipas tyre punimet nuk janë në cilësinë e duhur dhe projekti përfshin ndërhyrje në shtresën asfaltike ndërkohë që ende nuk janë bërë kanalizimet. Për këshilltarin bashkiak të Pogradecit Arbër Male, projekti nuk ka standardet e duhura dhe ka shkaktuar problematika shtesë për banorët.
Sipas kryetarit të fshatit shqetësimet e banorëve janë të drejta dhe i janë adresuar disa herë bashkisë me qëllim rishikimin e projektit por pa rezultat
Një pjesë e problematikave të ngritura nga banorët pranohen edhe nga përfaqësuesit e kompanisë që po zbaton punimet të cilët sqarojnë se do të ketë rishikime të projektit
Projekti për sistemim asfaltimin e rrugëve të brendshme të disa fshatrave dhe qytetit financohet nga bashkia e Pogradecit dhe është ndarë në disa faza.