TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekonomia shqiptare ka vijuar të mbështet me hua nga sistemi bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë në tremujorin e fundit të vitit 2024 shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e lartë. Faktorët që ndikuan në rënien e shkallës së refuzimeve për kredi të bizneseve ishin politikat e bankave lidhur me kolateralin, pasqyrat financiare të bizneseve, si dhe perceptimi më i ulët i rrezikut nga ana e bankave mbi të ardhmen e sektorit ku operojnë bizneset. E njëjta tendencë parashikohet të jetë edhe gjatë këtij viti. Në tremujorin e parë të vitit 2025, bankat presin të ndjekin politika disi më të lehtësuara kreditimi në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, si edhe në kreditë lëvruar me qëllim financimin e investimeve.
Për të nxitur huadhënien Banka e Shqipërisë parashikon që për bizneset e vogla të vihet në dispozicion një fond garancie prej 25 miliardë lekësh që do të përdoret vetëm për kreditimin me kushte më të lehtësuara.
Banka Qendrore parashikon se norma e interesit për kredinë për biznesin e vogël e të mesëm mund të ulet deri në 2%. Sipas statistikave i gjithë portofoli i kredisë së disbursuar deri në nëntor rezulton se është 824.3 miliardë lekë. Gjatë gjithë vitit mbështetja e bankave për ekonominë shqiptare ka qenë pozitive duke mbështetur më shumë bizneset sidomos në sektorin e turizmit. Ndërkohë vendimi për uljen e normës bazë të interesit ka dhënë efekte duke i bërë kreditë më të lira si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.