TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një organizatë kriminale me 21 anëtarë, e drejtuar nga Suel Çela, është zbuluar dhe shkatërruar pas operacioneve të kryera në disa vende, përfshirë Belgjikën dhe Italinë.
Mes të arrestuarve janë persona të rëndësishëm të grupit, të cilët dyshohen për përfshirje në aktivitete të paligjshme dhe të strukturuara kriminale.
SPAK ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të përcjellë kërkesat për ekstradimin e tyre në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar per Report TV gazetarja Keti Banushi, duke informuar se hetimet janë në fazën përfundimtare dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë vendimtar për këtë goditje.
Organizata dyshohet të ketë vepruar në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke përfituar shuma të mëdha parash. Ndërkohë, autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara drejtësisë.
Ndërkohë, autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara gjykata.
Më 27 nëntor 2024, GJKKO la në fuqi masat e sugurisë për 20 personat e akuzuar si pjesë e kësaj organizate ndërsa ndryshoi masën vetëm për avokaten e grupit Blerina Beqirin, nga arret shtëpie në detyrim paraqitje. Deri tani rezultojnë 4 perspna në kërkim mes tyre kreu i bandës, Suel Çela, Prekë Kodra, Fuad Verzivolli e Skënder Sufaj, Rezultojnë të arrestuar në Belgjikë vëllai i Suelit, Mario Çela dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, Sergeri Hasanpapaj.
Operacioni u ndërmor më 25 Nëntor nga ana e SPAK dhe Policisë me ekzekutimin e masave të GJKKO për 21 personat e dyshuar, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të arrestuar në Belgjikë dhe Itali, ose edhe kohë më parë për çështje të ndryshme.