TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke folur në konferencë për mediat për uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë e cilësoi si ditë të shënuar për sektorin energjetik.
Gjatë konferencë për mediat, Balluku publikoi disa shifra, që sipas saj tregojnë se si qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike ka abuzuar me çmimin e saj, ndër vite. Sipas saj, përmes fashave të vendosura ka patur dhe abuzime të shumta.
“Ditë e shënuar në sektorin energjetik shqiptar. Në vitin 2005, çmimet ishin me dy fasha, dhe sigurisht këto fasha kishin një ndarje, e cila na ka rezultuar se nuk ka qenë e studiuar. Në vitin 2010 çmimi më i lartë pasi kishte abuzime”, tha ajo.
Ministrja Balluku tha se ulja e çmimit të energjisë ka ardhur për shkak të perfomancës së sektorit energjetik dhe kompanive, që janë pjesë përbërëse e tij.
“Kjo vjen për shkak të performancës së sektorit energjetik dhe kompanive që janë pjesë përbërëse e tij”, tha ajo.
"Përse ulet çmimi në një kohë nëse do krahasonim 10 vite më parë ku çmimet janë rritur, të transportit, të prodhimit ndërkohë që çmimi u mor një vendim për ta ulur, për shkak të performancës së sektorit, të kompanive që janë pjesë.
Të treja kompanitë kanë operuar që nga kriza botërore në një koordinim të plotë si një trup i vetëm për të arritur kërkesën e qeverisë shqiptare. 1% ulje korrespondon 7 milionë kursim për OSHEE. Targeti i vendosur nga ministria është mbajtur me ritëm të qëndrueshëm me ulje vjetore, humbje mesatare vjetore si në BE. Nuk është faturim me fashë por me konsum dhe kush e kalon 700 kw/ orë e paguan të plotë. Janë 1.070.000 abonentë, 95% e abonentëve që harxhojnë më pak se 700 kë/ orë", tha Balluku.


