TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) me urdhër të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ushtruar disa kontrolle në subjekte të ndryshme në kuadër të hetimeve për Belinda Ballukun.
Mësohet se kontrollet janë bërë në ato subjekte, kryesisht të lidhura me procedurat e tenderave të lotëve të Unazës së Madhe të Tiranës.
Sipas gazetares Klodiana Lala kontrollet janë në banesë dhe zyrat e Arbër Abazit, nipi i ish deputetit të PS, Sadri Abazi.
Arbër Abazi, pronari i kompanisë Alko Impex, është thirrur më parë në Prokurorinë e Posaçme. Po ashtu ai ka dalë edhe në përgjimet ne dosjen e Ballukut për Unazën e Madhe.