AKTUALITET, 12 Mars 2026, 10:35

'Balluku'/ SPAK kërkon arrestimin, PD pro. Bylykbashi: Imuniteti s’mund të kthehet në pengesë për drejtësinë, do të ishte ndërhyrje brutale në kompetencat e gjyqësorit

'Balluku'/ SPAK kërkon arrestimin, PD pro. Bylykbashi: Imuniteti

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi lexoi në Kuvend raportin e opozitës, përmes së cilit kërkojnë që t’i hapet rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Bylykbashi tha se imuniteti nuk duhet të kthehet në mburojë apo si pengesë për drejtësinë, ose në të kundërt do ishte ndërhyrje brutale në kompetencat e pushtetit gjyqësor.

“Në emër të 5 deputetëve të opozitës, do të lexoj përmbledhjen e raportit rekomandues të gjysmës së Këshillit, në lidhje me kërkesën e prokurorisë për rastin Balluku. Kuvendi i Shqipërisë në datë 16 dhjetor është vënë në lëvizje nga SPAK. Deputetët të votojnë pro kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun, e cila ka kryer veprën e shkeljes së barazisë në tendë. Në miratimin e këtij rekomandimi mbajnë në konsideratë.

Sipas kushtetueses, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë kuvendit jo të deputetëve të veçantë. Komisioni i Venecias ka mbajtur qëndrim dhe ka krijuar standardin që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuzat janë të motivuara politikisht. Imuniteti nuk mundet dhe nuk duhet që të shndërrohet në mburojë apo si pengesë për drejtësinë, nëse pranohet e kundërta, çdo akt i prodhuar është i pavlefshëm sepse në mënyrë të dukshëm kuvendi tejkalon kompetencën e tij dhe uzurpon kompetencën gjyqësore.

Nëse kuvendi do të vlerësonte se një masa e caktuar sigurimi është ne përshtatshme se një tjetër, kjo do përbënte ndërhyrje në kompetencat e gjyqësorit dhe në hetimin penal. Kuvendi nuk është ftuar për të caktuar një masë sigurimi se nuk është kompetencë e tij. Kuvendi i është kërkuar autorizim nga SPAK që ajo ti ketë mundësi ti drejtohet gjykatës për caktimin e masës së sigurimit.

Imuniteti duhet të hiqet se nuk ka asnjë pretendim apo arsyet se akuzat ndaj Ballukut, janë të motivuara politikisht, madje dhe vetë ajo e konfirmoi në seancën e këshillit, Provohet dyshimi i bazuar në prova, se ekziston dyshimi dhe ai bazohet në një set provash, provohet rreziku për procedimin penal, SPAK tregoi qartë se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal, nga deputetja Balluku. Është përpjekur të ushtrojë përmes dëshmitarëve përmes të fortëve, të cilët Prokuroria deklaroi po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi argumentoi se Kuvendi duhet të japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Ballukut, ndërsa evidentoi gjetjet e Prokurorisë së Posaçme, se ish zëvendës kryeministrja ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në bashkëpunim. Dëmi financiar i shkaktuar nga shkeljet e zyrtares, theksoi ai, arrin në 1.1 miliardë euro.

“Prokuroria ka marrë si të pandehur dhe person në hetim deputeten Belinda Balluku se dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur, 11 fakte penale, veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera kryer në bashkëpunim. Kërkesa është marrë në shqyrtim nga këshilli për Mandatet në mbledhjen e datave 19 dhjetor dhe 23 shkurt, dhe në përfundim të shqyrtimit, 5 anëtarët e pakicës parlamentare, dhe analiza e fakteve dhe rrethanave të çështjes, rekomandojmë që deputetët të votojnë pro për miratimin e kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun.

Dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën shkelja e barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Në miratimin e këtij rekomandimi mbajmë në konsideratë, sipas GJK, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë kuvendit dhe jo e deputetëve të veçantë. Në këtë kuptim, theksohet edhe qëndrimi i Komisionit të Venecias, sipas të cilit imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre, por mbrojtja e vetë parlamentit. “, u shpreh deputeti.

Bylykbashi theksoi se Kuvendi ka për detyrë vetëm nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e autorizimit për arrestim, duke shtuar se ai nuk mund të përdoret si “mburojë” për të mbrojtur politikisht një ligjvënës. Ai theksoi se nëse Kuvendi do të mbante qëndrimin që nuk ka nevojë për një masë më të rëndë sigurie, ndërkohë që Prokuroria vërteton të kundërtën, atëherë Kuvendi do të uzurponte kompetencat e pushtetit gjyqësor.

“Në rastin konkret, është detyrë e kuvendit të verifikojë vetë  nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit. Kuvendi, në këtë procedurë ka vetëm një detyrë që të sigurojë që deputeti të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko partiak për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare. Kuvendi nuk mund të çmojë meritën se cila është masa e përshtatshme për të mbrojtur hetimet. Kjo është kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor”, shtoi deputeti.

Ai përmendi provat që ka paraqitur SPAK, krahas kërkesës për arrestimin, duke theksuar se ish zëvendës kryeministrja ka tentuar të intimidojë dëshmitarët përmes personave të fortë dhe zyrtarëve të emëruar prej saj. SPAK, theksoi ai, ka paraqitur 80 prova kundër deputetes.

“Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe jemi përpara prezumimit bazik se imuniteti duhet të hiqet se nuk ka pretendim se akuzat ndaj Ballukut janë të motivuara politikisht. Edhe vetë ajo, përmes avokatëve të saj e konfirmon një gjë të tillë. Prokuroria tregon se ekziston dyshimi i arsyeshëm, që bazohet në një set provash, 80 prova, të ndara në 12 volume.

Provohet rreziku për procedimin penal, prokuroria, në kërkesë, treguan qartazi se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal. Pozicioni i saj si deputet i maxhorancës, ish zv kryeministër dhe ish ministër, lidhja e ngushtë me një numër të ministrave aktualë apo funksionarë të administratës publike, është tregues i lidhjeve të saj për të ndikuar në cilësinë e provave.

Për më tepër, gjatë mbledhjes së 23 shkurtit, prokurorët paraqitën provat se deputetja Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët përmes dy formave, të fortëve, për të cilët Prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar. Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të saj, që ose kanë shantazhuar për shkarkimin nga puna të familjarëve, ose kanë ofruar para për ndryshimin e dëshmive.”, shtoi ai.