TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari i presidentit, Ilir Rusmali, shprehet para Gjykatës së Posaçme për çështjen Balluku se gjykata duhet të shqyrtojë ndarjen dhe ndërhyrjen midis pushteteve. Ai thotë se “rasti shkon më parë te kryeministri sesa te presidenca.”
Me këtë shtoi se nëse vendimi i gjykatës detyron kryeministrin të shkarkojë ministrin, Presidenti i Republikës duhet të formalizojë vullnetin.
“Mund të krijohen skenarë si një bashkëpunim i disa anëtarëve të qeverisë që mund të dyshohet një vepër penale. Dhe një prokuror kërkon pezullim se ka rrezik ta përsëritin.
Prandaj ne e themi Këshillin e Ministrave si të plotë. Nuk mund ta vlerësojmë rastin nëse nuk e çojmë në rastin ekstrem.
Prandaj ne ju ftojmë ta pleqëroni në këtë këndvështrim, si një instrument që mund të ushtrojë kontroll ndaj një pushteti tjetër”, tha Rusmali.
Përfaqësuesi i Presidencës, Ilirjan Rusmali, tha se nëse një instrument kontrolli nuk është parashikuar nga Kushtetuta, atëherë ai s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike si në rastin Balluku.
Ai thekson se kjo normë duhet zgjidhur qartësisht nga Gjykata Kushtetuese.
“Diskutimi që kemi sot është: ka forcën sistemi gjyqësor që të ndikojë në këtë vullnet politik nëpërmjet mekanizmave procedural këtë besoj do ta zgjidhni ju, duke marrë në konsideratë rastin konkret. Debati ka lidhje me këtë: mekanizmat procedural a ushtrohen dot në instrumente kontrolli dhe balance, nëse shndërrohen në të tilla, ato bëhen problematikë.
Sistemi ynë kushtetues i ka hequr ekzekutivit çdo instrument kontrolli mbi gjyqësorin, zero. Në vlerësimin tonë, parashikohen zero instrumente kontrolli nga gjyqësori tek pushtetet e tjera.
Reforma e pushtetit gjyqësor e soli një mekanizëm të vetëqeverisjes gjyqësorit dhe praktikisht pikat e kontaktit midis pushteteve të tjera dhe gjyqësorit u reduktuan në minimum. Në procedurën e emërimit përfshihen edhe Kuvendi dhe presidenti, por vullneti i tyre është minimal. E drejta për të zgjedhur 1 në 3 kandidatë.
Situata e krijuar, ku nuk ka mekanizma kontrolli dhe balance mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, e bën akoma të të ndjeshme këtë situatë faktin që mekanizmat proceduralë penalë të mos përdoren si instrumente, kur e themi këtë, të mos përdoren fare si instrumente.
Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, nuk mund të marrë jetë nga praktika juridike, ky është mendimi ynë nëse biem dakord me parimin e gjësë”, tha ai