AKTUALITET, 22 Janar 2026, 10:05

'Balluku', dy prokurorët e SPAK dhe përfaqësuesit e qeverisë mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese

'Balluku', dy prokurorët e SPAK dhe përfaqësuesit e

Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, dy prokurorët e SPAK për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kanë mbërritur në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq, kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e qeverisë. Seanca nis në orën 10:00.

Në seancë do të shqyrtohet çështja për pezullimin e Ballukut, por ajo nuk është palë dhe nuk do të jetë e pranishme.

Ndërkaq, përfaqësuesit e qeverisë do të jenë përballë SPAK dhe GJKKO, sepse kryeministri Edi Rama mendon se një prokuror dhe një gjykatës nuk mund të pezullojnë një ministër.

Sipas tij, kjo kompetencë ndahet mes kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit, ndaj edhe këto dy institucione janë thirrur sot si palë të interesuara.

Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali këshilltar, Hemioni Braho shef kabineti  dhe Eriola Shia Drejtore e përgjithshme, ndërsa Kuvendi nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi.

Ndërkaq, qeveria do të përfaqësohet nga Herald Jonuzaj, drejtori juridik.

SPAK do të përfaqesohet në Kushtetuese nga dy prokuroret e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko