AKTUALITET, 14 Shkurt 2026, 21:43

Balliu në takim me Michael Krichbaum në Mynih: Integrimi i Shqipërisë në BE është jetik, lufta reale ndaj korrupsionit dhe institucionet e pavarura garantojnë ecjen përpara

Balliu në takim me Michael Krichbaum në Mynih: Integrimi i

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka takuar në Mynih të Gjermanisë, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në qeverinë gjermane.

Me një postim në rrjetin social, Balliu shkruan se, gjatë bisedës është diskutuar për luftën reale ndaj korrupsionit që mund të integrojë Shqipërinë në BE.

“Integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është jetik për të ardhmen e vendit tonë dhe për konsolidimin e demokracisë. Vetëm përmes luftës reale kundër korrupsionit dhe respektimit të ndarjes së pushteteve mund të garantohet ecja përpara e Shqipërisë në rrugën e saj europiane”, thekson ai mes të tjerash në Facebook.

Gjatë takimit, ai ka falënderuar ministrin gjerman të Shtetit për Europën për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin në integrimin e Shqipërisë në BE.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

“Kënaqësi të takoja në Mynih, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në Gjermani.

Integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është jetik për të ardhmen e vendit tonë dhe për konsolidimin e demokracisë. Vetëm përmes luftës reale kundër korrupsionit dhe respektimit të ndarjes së pushteteve mund të garantohet ecja përpara e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Gjatë takimit pata mundësinë ta falënderoj Ministrin e Shtetit për Europën për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë. Mbështetja e miqve dhe aleatëve tanë europianë është thelbësore, por mbi të gjitha mbetet detyra jonë të ndërtojmë institucione të forta, të pavarura dhe në shërbim të qytetarëve”.