AKTUALITET, 4 Shkurt 2025, 22:38

Balliu: Balla është kandidat për burg. Dosja i fillon këtu dhe i mbaron në Librazhd

Balliu: Balla është kandidat për burg. Dosja i fillon këtu

“Ministrat e Edi Ramës janë të gjithë kandidatë për burg. Marrim Taulant Ballën, i cili e ka dosjen që i fillon këtu e i mbaron në Librazhd”.

Kështu u shpreh Klevis Balliu, koordinatori rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.

Sipas tij, “dosja e Ballës kalon mes lagjeve të Elbasanit dhe mbaron në Librazhd”.

“I vetmi luks që ka sot mazhoranca është që të fshehë paratë. E dha qartë mesazhin Ilir Beqja. Ai tha që nuk e bën dot pis njeri as figurën e tij, as figurën e partisë së tij.

Po më arrestoi Partia, tha, nuk ka problem. Po i bëj unë dy vite burg, por më lër paratë. Këtë tha Beqja”, u shpreh Balliu.