TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e kujtimit të disa dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
Balla tha se organizata e Policisë është ndër më të besueshmet në sytë e shqiptarëve. Ai shtoi se vetëm duke punuar fort, dëshmorët e atdheut të policisë do jenë krenarë për atë që lanë pas.
“Djem dhe gra, punonjës të Policisë së Shtetit janë në “luftë” përditë. Në emër të gjakut të dëshmorëve të Policisë së Shtetit, duhet të bëjmë gjithçka që publiku të ketë më tepër besim tek ne. Organizata e Policisë së Shtetit është ndër institucionet më të besueshme për shqiptarët. Vetëm duke punuar fort, dëshmorët e atdheut ndihen krenar për punën që bëjmë. E përjetshme qoftë vepra e dëshmorëve të policisë dhe të atdheut.”, tha Balla.