AKTUALITET, 13 Shkurt 2026, 14:07

Balla takohet në Mynih me Richard Grenell: Shqipëria shihet si aktor që kontribuon në zgjidhje globale

Balla takohet në Mynih me Richard Grenell: Shqipëria shihet si aktor

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Taulant Balla pati një takim me Richard Grenell i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Në një postim, në Facebook, Balla ka shkruar se ata diskutuan mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA si dhe Bordin e Paqes.

Po ashtu Balla ka falenderuar Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.

“Konferenca e Sigurisë Mynih. Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë.

Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK”, shkuan Taulant Balla në Facebook.