AKTUALITET, 31 Mars 2026, 20:04

Balla: Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt BE-së

Balla: Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt BE-së

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot takim në Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, ku u ndal tek progresi i vendit në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Balla theksoi rëndësinë e punës së përditshme dhe reformave konkrete, të cilat po sjellin rezultate të prekshme për qytetarët.

Sipas tij, këto reforma po përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

“Procesi i integrimit europian vijon sipas planit të dakordësuar, duke e afruar gjithnjë e më shumë Shqipërinë me familjen europiane”, u shpreh Balla.

Balla: Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt BE-sëBalla: Shqipëria po përparon me ritme të shpejta drejt BE-së