AKTUALITET, 21 Mars 2026, 15:16

Balla reagon pas marrjes së detyrës së drejtuesit politik të qarkut Tiranë: Në 2027 synojmë të marrim të gjitha bashkitë

Balla reagon pas marrjes së detyrës së drejtuesit politik të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u vendos Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës dhe vijimin e detyrës si Drejtues Politik i PS për Diasporën. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar.

Ndërsa si Drejtues Politik i Qarkut Tiranë, Balla deklaron se në zgjedhjet vendore 2027, synojnë t’i fitojnë të gjitha bashkitë e qarkut.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Dy fjalë për dy detyrat që mu besuan sot #AsamblejaKombëtare Edi Rama Partia Socialiste e Shqipërisë

Vota për herë të parë e diasporës më 11 Maj ishte historike. Partia Socialiste mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar. Objektivi për 2029 do jetë trefish më i lartë

Në Tiranë, në zgjedhjet vendore 2027, ne synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut, pa asnjë përjashtim.