TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm. Taulant Balla dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi janë përplasur në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të projektligjit për prefektin e qarkut.
Përplasja mes ministrit të Brendshëm dhe kreut të grupit të PD-së erdhi pas Gazment Bardhi ndërhyri gjatë fjalës së Taulant Ballës.
“Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”, iu drejtua ministri Balla, i cili u shpreh se është e rëndë që Gazment Bardhi mund të jetë kryetar grupi parlamentar, duke i kërkuar që ta lejonte të mbaronte fjalën.
Pjesë nga debati:
Ndërsa deputeti Bardhiu iu drejtua duke thënë se “mos u merr me mua, që të mos merrem unë me…”.
Bardhi: Vota jonë do të jetë kundër. Mund ta merrni ju fjalën të vazhdoni videoklipin mqs e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit
Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës. Ju ndërpreva gjë kur folët, ke një huq të keq që duhet ta ndryshosh. Iu referuat rastit të një zjarri në një qendër tregtare në Lushnjë, ndërsa ju bëni komente nga divani unë dhe kolegu kemi qenë aty dhe padyshim që mund të them që është një prej rasteve më të mira
Bardhi: U fik zjarri dhe sa ike ti u rindez zjarri.
Balla: Ti fle gjumë herët se të ka ngelur nga Luli kjo. Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët. Ta mbaroj, ti gënjen.
Balla: Unë kam qenë aty deri në 4 të mëngjesit. (Bardhi ndërhyn) Edukata është si këmisha e bardhë që shkon me çdo veshje, dhe mbaj në përgjithësi këmishë të bardhë.
Bardhi: Falë pjesëmarrjes tënde atje zjarri u shua.
Balla: O zot sa… Kjo është e rëndë që t’i mund të jesh kryetar grupi parlamentar minimalisht, po ta mbaroj. Çfarë e ke këtë histori paedukate deri në këtë lloj niveli.
Bardhi: Mos u merr me mua, që të mos merrem unë me…
Balla: Po mos ndërhy o zotëri.