TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla mblodhi sot Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vorë, me fokus forcimin e strukturave të partisë në këtë bashki.
Balla theksoi se Vora dhe Kashari përbëjnë nyjë kyçe ku ndërthuren korridoret kryesore dhe ku operojnë kompanitë më të mëdha.
Ky dimension ekonomik, sipas Ballës, është themeli mbi të cilin do të ngrihet zhvillimi i kësaj bashkie në vitet në vijim.
“Bashkia Vorë është një zonë ekonomike e rëndësishme, bashkë me Kasharin, ku ndërthuren korridoret kryesore dhe ku operojnë numri më i madh i kompanive në vend. Ky dimension ekonomik është bazë e zhvillimit të kësaj bashkie në vitet në vijim”, u shpreh Balla.
