TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha sot në një deklaratë për mediat para bashkisë së Tiranës se SPAK brenda dy javëve ka mbyllur hetimet ndaj Erion Veliajt për një kallëzim që ai kishte bërë ndaj kryebashkiakut më 9 shkurt.
Ai tha se "sot ka vetëm 9-të shkolla të ndërtuara me këtë taksë antikushtetuese, nga 15-të të premtuara. Një pjesë të fondeve, afro 6 milionë euro, janë çuar nga kryetari Veliaj tek organizata 5D, tek inceneratori i Tiranës sepse, ai është pronar faktik i tij."
Balliu i drejtoi edhe një pyetje SPAK-ut se si ka mundësi që e mbani nën hetim për 3 vite Sali Berishën, liderin e opozitës, ndërsa për Veliajn çështja u pushua pas dy javësh hetim.
Më 9 shkurt 2024, në emër të Partisë Demokratike, kam depozituar në SPAK një kallëzim penal kundër Erion Veliajt, lidhur me taksën e infrastrukturës arsimore, paratë e së cilës, Veliaj i ka shpërdoruar, i ka vjedhur.
Pavarësisht provave, me një shpejtësi të jashtëzakonshme, që do ta kishte zili çdo prokurori e globit, SPAK, brenda dy javëve pasi ka marrë dokumentacionin, ka nisur procedurat, ka kryer hetimet, ka bërë verifikimet, pa më pyetur kurrë mua si kallëzues, dhe ka vendosur që nuk ka asnjë provë. Pas këtij hetimi blic, SPAK ka mbyllur çështjen ndaj Lalit 5D.
Sot, ka vetëm 9-të shkolla të ndërtuara me këtë taksë antikushtetuese, nga 15-të të premtuara. Një pjesë të fondeve, afro 6 milionë euro, janë çuar nga kryetari Veliaj tek organizata 5D, tek inceneratori i Tiranës sepse, ai është pronar faktik i tij.
Ky “hetim” i bërë shpejt e shpejt si asnjë herë dhe asnjë hetim më parë, është siguresa që Veliaj të rrijë i qetë e të vjedhë pa u trazuar, është prova e kristaltë që SPAK nuk është për të hetuar kreun e organizatës kriminale 5D. Ky institucion ekziston vetëm për të shpëtuar kapon e hajdutëve të Tiranës.
Jam këtu para Prokurorisë Speciale, e cila sapo ka mbyllur një hetim ‘special’, si vetja, për vetëm dy javë, pas një kallëzimi për shpërdorim dhe vjedhje të taksës së infrastrukturës arsimore nga Speciali tjetër, apo SpecLali, Erion Veliaj.
Ke hetuar vetëm 2 jave për Veliajn dhe vendosët ta pushoni çështjen. Shumë mirë! Po si ka mundësi që e mbani nën hetim për 3 vite Sali Berishën, liderin e opozitës, ish-Kryeministrin e vendit, denoncues i të gjithë aferave kriminale dhe korruptive-nga avionët me drogë ne Divjakë e deri tek inceneratoret – dhe pa një provë apo fakt e vendosni nën arrest?
Ky është SPAKU, institucioni i ngritur për të shpëtuar qytetarët nga sulmi i të korruptuarve, që është kthyer në mbrojtës të të korruptuarve nga të revoltuarit.