TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Ilir Babaramo i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak. Ai tha se vendimi për lirim duhej bërë pasi ‘nuk mbante më ujë pilafi’ për një çështje, hetimet për te cilën kishin përfunduar dhe Berisha nuk mund të prishte prova.
“Nëse do ta gjykonin politikisht vendimin e Gjykatës dhe do ta divulgonim, vetëm me një fjali , me një shprehje popullore, ‘nuk mbante me ujë pilafi’ nuk mund ta mbanin më.
Sepse hetimet kishin përfunduar, dosja kishte vajtur ne gjykatë, Berisha gjykohet për një çështje që ka ndodhur para 15 vitesh, gjithë aktet juridike janë administruar, gjithë dëshmitë janë marrë, as nuk mund te prishte as prova a të manipulonte dëshmitarë. Nuk mund të zgjaste përfundimisht kjo si çështje.
Berishës po i kthehet karma pas dhe dje mori pamjen mesianike, duke iu dhënë vetes të drejtën mbi ligjin. Ai ka refuzuar përherë Prokurorinë. Ai refuzoi edhe që të dëshmonte për vrasjen e Azem Hajdarit dhe u detyrua ambasadori amerikan Frouik që t’i merrte një dëshmi në zyrë me letër A4.
Mendoj se Berisha ishte në të drejtën e vet. Me të janë lidhur majat dhe humnerat dhe kaosi që ka kaluar ky vend dhe s’mund ta gjykosh për një çështje shumë të diskutueshme pronash”- tha Babaramo.