TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur shtyrjen e seancës ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjii për çështjen tashmë të njohur në publik si “Babalja”.
Shkak për këtë është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjykuese, ndërsa Gjykata e Apelit thotë se për seancën e radhës pritet të caktohet një datë tjetër.
“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se: Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj. Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem.
Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet. Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”, thuhet në njoftim.