AKTUALITET, 1 Qershor 2026, 12:39

Babai i Ilir Metës ndërron jetë, do të varroset në Skrapar! Ish-presidenti merr leje nga SPAK dhe burgu për të marrë pjesë në varrim

Babai i Ilir Metës ndërron jetë, do të varroset në

Rexhep Meta, babai i Ilir Metës është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur, Monika Kryemadhi gjatë hyrjes në SPAK, ku ajo u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë nga Drejtoria e Burgjeve, konfirmojnë gjithashtu se Meta do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së të atit për në banesën e fundit.

Sipas të njëjtave burime, ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.

Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.

Babai i Ilir Metës ndërron jetë, do të varroset në