TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Revolucion, “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e protestuesve në tubimin në Tiranë.
Mijëra qytetarë janë sot në protestën e 13-të në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe thirrjet e protestuesve vijojnë kundër klasës politike.
Fjalën e ka marrë një avokat i cili ka mbështetur protestuesit, ndërsa ka bërë thirrje që të mos dorëzohen dhe të mos bien pre e shantazheve.
“Jam në Kuvendin më të çiltër dhe më pozitiv. Ju keni fituar shumë, por mos u dorëzoni sepse fitoren përfundimtare e keni afër. Rama është problemi i zgjidhjes, ai edhe establishmetit që kanë marrë peng këtë vend. Do ndalim vrullin e parë kur të kemi një shtet të së drejtës dhe fati i njeriut të varet nga meritokracia e tij. Ju lutem qëndroni bashkë…Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha ai.