AKTUALITET, 27 Mars 2026, 12:33

Avokati i Metës: Kanë dashur ta diskretitojnë me akuza dhe afera që nuk ekzistojnë. Dosja ndaj tij, me të pavërteta

Avokati i Metës: Kanë dashur ta diskretitojnë me akuza dhe afera

Avokati i Ilir Metës ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediat, duke pohuar se akuzat që janë ngritur ndaj klientit të tij, janë të pavërteta.

Sipas avokatit të ish-Presidentit Ilir Meta, detajet nga dosja e tij janë të montuara.

“Kanë dashur që presidentin Meta ta diskretitojnë për akuza dhe afera që nuk ekzistojnë. Ilir Meta nisur nga bezdisja dhe mesazh të zonjës i drejtohet me kallëzim penale duke e paraqitur përpara prokurorit të kohës Adriatik Llalla dhe kjo çështje është pushuar për shkak të amnistisë së kohës.

Kallëzimi i Metës konsistonte te keqpërdorimi i keqdashje i thirrjes telefonike”, tha ai gjatë deklaratës për mediat.