TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për shkak se një avion i shoqërisë së fluturimit Wizzair ishte i mbiprenotuar, pati trazira të premten në mbrëmje në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani.
U desh ndërhyrja e policisë gjermane.
Në Aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten (09.10.) ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit, Wizzair.
Në aeroport madje u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar. Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot, për shkak se avioni ishte i tejmbushur.
Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.
Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.
Oficerët e policisë dhe doganës u desh të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar.
Një avion rezervë për pasagjerët e mbetur nuk pati. Qytetarë, të cilët kishin kryer një udhëtim disa orë për të ardhur në këtë aeroport duhet të linin sërish aeroportin. /Deutsche Welle