TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Xhevahir Zhabina, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dhanë detaje për vrasjen e të burgosurit Jani Aliaj në burgun e Koridhalosit në Greqi, sot pasdite.
Ferdinand Dervishi: Është goditur me thikë të bërë në mënyrë artizanale në orën 16.00. Disa muaj më parë autori grek me disa arabë pushtoi forcërisht gjithë katin ku ishte ky dhe nuk e realizoi vrasjen, pra pagesa ka qenë e madhe.
Xhevahir Zhabina: Historia mes Aliajt dhe Çiços nisi në fund të viteve ’90 dhe gjithë ata që jetojnë në Tepelenë-Gjirokastër e dinin. Kanë qenë bashkë në burg në Greqi. Konflikti ka patur ulje-ngritje deri te vrasja në ish-Bllok ku Jani Aliaj vrau Elton Çiçon. Vrasja e prindërve të Çiços nuk ka lidhje, se ishte për grabitje.