TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj është shprehur se tre pre amendamenteve të draft projekligjit për Amnistinë Penale godasin SPAK.
“Të gjithë bëhen gati për të votuar një akt që përmban brenda amoralitetin më të madh politik.
E di që fundi i mandatit e vendos gjithsecilin në sfidën nëse do të vazhdojë apo jo, ndaj për këtë arsye lënë gjithçka mënjanë që të ruajnë karrigen e tyre. Asnjëri këtu që bëhet gati për të votuar Amnistinë nuk i hapet barku për të dënuarit, i sakrifikuari i madh sot është drejtësia. Me Amnistinë në heshtje, jashtë rregullave, janë 4 amendente që duhej të analizoheshin. Jepet vota për ti ulur dënimin atyre që janë dënuar nga drejtësia e re, SPAK dhe GJKKO. Detyrimi i parë që duhet të keni është që më së pari të bëni transparencë duke e kthyer tek komisioni i ligjeve, që publiku ta kujtojë se çfarë po gatuhet në këtë parlament. Janë 4 amendamente, 3 prej të cilave godasin SPAK”,-tha Alibeaj.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e mohoi dhe i kërkoi Alibeajt të lexonte ligjin dhe të mos bënte më politikë me amnistinë penale.
“E para dua të përshëndes votimin e sotëm të futjes së projektligji, që është në nder të parlamentit ta votojë. E dyta, zoti Alibeaj nuk duhet të bëni politikë me projektligjin, sepse është shumë komode të bësh politik ndërkohë që njerëz të dënuar nga drejtësia, që kushtetuta dhe ligji ua japin të drejtën të përfitojnë nga amnistia. Nuk duhet të vazhdoni të bëni politikë
E treta, hapni sytë dhe lexoni ligjin se jeni dhe jurist. Asnjë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton, madje janë akomoduar dhe kërkesat e opozitës për protestuesit, jo siç e kërkuar ju 2018-2020. Kjo është e vërteta e kësaj amnistie. Kur të vijë radha për ta votuar nen për nen, ta marrin. Nuk jemi duke bërë ndonjë shpikje, zbritje dënimi, duke marrë në konsideratë që gjitha veprat që ndalohen. Po del 8 muaj në parlament sikur kemi bërë shpikje”, tha Manja.