AKTUALITET, 10 Korrik 2022, 13:58

Asfiksia nga gazi/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 38-vjeçarit që po pastronte pusin në Mallakastër! Ja si është gjendja e mikut të tij dhe zjarrfikësit

Asfiksia nga gazi/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 38-vjeçarit që

Asfiksia nga gazi dyshohet se i ka marrë jetën 38-vjeçarit Besnik Veliaj gjatë ditës së sotme i cili bashkë me Bledar Bregun kishte hyrë për të pastruar pusin në fshatin Lofkënd në Mallakastër.

Dyshohet se gazi i ka sjellë vdekjen e Veliajt ndërkohë që 33-vjeçari Bregu ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore bashkë me zjarrfikësin që mori pjesë në operacionin për shpëtimin e tyre.

Të dy ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Bregu dhe Veliaj u nxorën të dy me shenja jete pas mbërritjes së forcave zjarrfikëse, por ky i fundit nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.

“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.