TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare në Durrës, ku Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, bëri një pasqyrë të punës organizative në terren dhe një bilanc të zgjedhjeve të fundit, që sollën fitoren e katërt radhazi për PS.
Klosi theksoi se Fieri është qarku ku PS arriti fitoren më të madhe, me drejtuesen politike, Belinda Balluku, e cila mori 12 mandate dhe mbi 60% të votave.
Megjithatë, në Tiranë rezultati nuk ka arritur maksimumin, duke përfshirë humbjen në Bashkinë e Kavajës. Drejtimi i fushatës atje i ishte besuar Elisa Spiropali, e cila pas largimit nga kabineti qeveritar mori vërejtje për performancën në zgjedhje.
“Fieri del qarku më i fortë, por shumica e qarqeve janë mesazh stabiliteti për PS. PS nuk është vetëm forcë e parë, por është forca që organizon terrenin. Tirana është rezervuari më i madh i votës sonë, kjo e bën Tiranën edhe sfidën më të madhe”, tha Klosi, duke shtuar se “nuk kemi arritur akoma maksimumin tonë, këtu flas për të gjithë qarkun”.
Ky takim shërben si një pasqyrë e gjerë e punës organizative dhe strategjisë së Partisë Socialiste, ndërsa synon të adresojë sfidat dhe të konsolidojë fitoren në të gjitha qarqet.