AKTUALITET, 16 Prill 2024, 20:15

Asambleja "dritë jeshile" drejt KiE, ministri Hasani: Një tjetër moment historik për Kosovën, njohje e progresit të vendit

Asambleja "dritë jeshile" drejt KiE, ministri Hasani: Një

Ministri i Jashtëm i Shqipërsië Igli Hasani ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi draft-rezoultën për anëtarësimin e saj.

Hasani u shpreh se ky është një tjetër moment historik për Kosovën.

Ai theksoi se rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj.

Një tjetër moment historik për Kosovën

Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj.

Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane.

Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave